Padroni i Berlinit, Bujar Bela, dha 20 mijë euro për ushtrinë tonë

Mërgimtari ynë, kaçanikasi Bujar Bela, padroni i disa restoranteve në Berlin të Gjermanisë, për Fondin e Sigurisë dha 20 mijë euro.
– Këtë dhuratë ia jap ushtrisë së Kosovës, tha Bujari – për Indeksonline.
Nuk është hera e parë që Bujari, ky djalosh 24 karat, të shpreh ndjenjën e solidarizimit. Ky i ndihmoi varfnjakët kaçanikas me miell e gjera tjera ushqimore, në kohë pandemie. Ai ndihmoi edhe arsimin…
Kur vije në Kaçanik, të çmallet me të afërmit dhe dostat e tij, iu jep para lypsarëve.

Burrë shtetasit, Vjosa Osmani Sadriu, Albin Kurti… dhe zyrtarët e tjerë të shtetit kur shkojnë në Gjermani, konakun e kanë në restorantet e tij…
Konakun e kishin te ai edhe paraardhësit e Albin Kurtit.
Kur Kosova është në rrezik, shqiptarët bëhen bashkë, bashkë bëhen mërgimtarët, i dalin zot atdheut. Ai që ka, nuk jep për shtetin, mos t’i thotë vetes shqiptar, shprehu emocionin Bujar Bela.