Padyshim sulmuesi më i mirë në Superligë, FFK-ja shpall Muhamet Hysenin “Yllin e Javës”

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Hyseni shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e Llapit ndaj Fushë Kosovës në javën e 21-të, shkruan Indeksonline
“Jam i Iumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim”, u shpreh futbollisti
Muhamet Hyseni gjatë këtij sezoni në Superligë shënoi 16 gola dhe po i prinë listës së golashënuesve./Indeksonline/