75 Mall Live Search
21:32 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Padyshim zbulimi i sezonit, Dovbyk shënoi hat-trik për shtatë minuta ndaj Sevillas

Skuadra e Gironas është duke fituar 3:1 ndaj Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Romero në mintën e 10’të, shkruan Indeksonline

Më pas në skenë doli zbulimi i vitit nga Girona, sulmuesi Artem Dovbyk, i cili shënoi tri gola për shtatë minuta.

Sulmuesi i Kombëtares së Ukrainës shënoi tri gola të shpejtë dhe tejet të bukur për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij 3:1.

Kujtojmë që 26-vjeçari ka shënuar 14 gola gjatë këtij sezoni në La Liga dhe po i prinë listës së golashënuesve në Spanjë./Indeksonline/