17:14 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

PAFTYRËSIA e gazetave beogradase- I ‘veshin’ me tesha serbe Shaqën dhe Behramin (Foto)

Inati ndaj kosovarëve të Zvicrës po vazhdon të theksohet edhe më shumë nga mediet beogradase, disa orë para fillimit të ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për kupën e botës “Russia 2018”.

Gazeta “Alo.rs” ka publikuar një foto-montazh të Xherdan Shaqirit dhe Valon Behramit me veshje tradicionale serbe, transmeton Indeksonline

Ky medium shkruan se tifozët serbë janë të vetëdijshëm se loja pritet të jetë e rrezikshme. Ata kanë vendosur që në stadiumin “Kaliningrad Stadium” të marrin një flamur gjigant.

“Janë marrë vesh që pandërprerë t’i brohorasin Shaqirit dhe Behramit lojtar serbë: “Valone, Srbine” i “Džerdane, Srbine”

Ndryshe, tifozëve nga Beogradi i janë bashkuar edhe vendasit, rusët, të cilët edhe zyrtarisht kanë shpallur kundërshtime ndaj shqiptareve të Zvicrës. /Indeksonline/A.M./