Pafytyrësia e Kurteshit, deri sot VV i lutej LDK-së për koalicion, tani del më status kundër Mustafës!
Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sami Kurteshi, që njihet si person që shpesh herë “del nga kontrolli”, është shfaqur me një status kundër Isa Mustafës.
Ndonëse partia e tij, LVV-ja, i kërkonte me ngulm LDK-së një koalicion parazgjedhor, ky ish-deputet ka akuzuar Isa Mustafën për disa cështje.
“KUSH E VRAU ASTRIT DEHARIN?
Sot, më 30 gusht, mbushen tre vjet qëkur me urdhër të pushtetit politik-policor të udhëhequr nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli, nën akuzën për terrorizëm, u arrestuan 6 aktiviste/ë të Lëvizjes Vetëvendosje!
Për të frikësuar qytetare/ët nga pjesëmarrja në protestat që shtoheshin për ditë e më shumë, të caktuar për datën 1 shtator 2016, që kundërshtonin dy projektet antishtetërore e antikombëtare të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa më 25 dhe 26 gusht 2015, cungimin e territorit të Republikës së Kosovës për 8’200 hektarë me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi gjegjësisht krijimin e kancerit politik serb në trupin e Kosovës – Zajednicën serbe, kreu i kriminalizuar i Policisë së Kosovës, tani në shërbim të plotë të bosëve të egërsuar kriminelë të pushtetit politiko-policor, e nisën një krim të tmerrshëm”, ka shkruar ai.