19:31 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Pafytyrësia e zëdhënëses ruse, jep deklaratë skandaloze për masakrën e Reçakut

Një deklaratë skandaloze është dhënë nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, lidhur me luftën në Kosovë.

Sipas saj, forcat policore serbe nuk kishin vrarë civilë në Reçak mirëpo vetëm ushtarë të UÇK-së.

Pa fije turpi, rusja tha se propaganda perëndimore ishte vendimtare në vendimin për ta bombarduar Jugosllavinë në vitin 1999.

“Mediat kishin heshtur për aktivitetet terroriste të luftëtarëve të Kosovës dhe krimeve të tyre, duke përfshirë rrëmbimin njerëzve me qëllim të trafikimi të paligjshme”, tha ajo, raporton Sputnik, transmeton Indeksonline

Zakharova theksoi se motivi për bombardimeve ishte vrasja e civilëve në Reçak, e që më vonë doli se këto nuk ishin civilë, por luftëtarët e Kosovës të veshur me uniforma.

Mirëpo, faktet nga thotë kjo ruse krejtësisht janë në realitet.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, pati thënë Walker. /Indeksonline/