75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Paga mujore e Donis Avdiajt në Turqi, me ia marrë lakmi

Donis Avdiaj ka nënshkruar me gjigantin turk, Trabzonspor. Futbollisti nga Istogu ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për tre vite të tjera.

Paga mujore në vitin e parë te Trabzon do të jetë 22 mijë euro në muaj, apo 274 mijë në vit.

Në vitin e tij të dytë Avdijaj do të ketë pagë mujore prej 31 mijë eurove në muaj, apo 375 mijë eurove në vit.

Ndërkohë në dy vitet e fundit të kontratës, sulmuesi kosovar do të ketë një pagë mujore prej 41 mijë eurove ndërsa në vit do të paguhet 500 mijë euro./Indeksonline/