09:06 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / C E

Paga të papaguara nga klubet, 400 futbollistë kanë kërkuar ndihmë nga FIFA

Më shumë se 400 futbollistë, pjesa më e madhe e tyre me qendër në Evropë, kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare në bazë të një skeme të krijuar nga organi qeverisës botëror FIFA.

Deri tani ka pasur 441 aplikime në Fondin FIFA për Lojtarët e Futbollit (FFP), duke kërkuar paga të papaguara nga klubet.

89 për qind e atyre që aplikuan ishin me klube në Evropë, me pjesën e mbetur 11 për qind në pjesë të tjera të botës.

Lojtarët kishin mundësi të aplikonin deri në fund të qershorit përmes Sindikatës së Lojtarëve Botërorë, FIFPRO.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë mënjanë 12.3 milionë funte për të ndihmuar lojtarët që luajnë pa pagesë ndërmjet viteve 2020-2022.

Një shtesë prej 3.8 milionë funtesh është caktuar për lojtarët që kanë luajtur pa pagesë midis viteve 2015-2020.