75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 26 Korrik 2024 / L K

Pagat e kryeministrave evropianë, ku qëndron Albin Kurti

Pagën më të lartë nga shtetet rajonale evropiane e ka kryeministri hungarez Viktor Orban, bruto 16 mijë euro në muaj.

Pas tij janë kryeministri i Sllovakisë Robert Fico (11 mijë) dhe Petr Fiala i Republikës Çeke (10.8 mijë).

I fundit që i ka rritur pagën vetes është kryeministri kroat, Plenkoviq.

Me rritjen e re të pagave, Plenkoviqi do të bëhet një nga më të paguarit, me të ardhura prej 9367 euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pagë 2280 euro./Indeksonline/