12:28 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pagat e larta në Akademinë e Shkencave

Në komisionin parlamentar për arsim, sot është raportuar një hulumtim për Akademinë e Shkencës në Kosovë, ku janë evidentuar mjaft shkelje.

Kushtrim Koliqi nga “Integra”, ka thënë se Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike.Sipas tij, ASHAK ishte dashur të jetë më aktive, të gjeturat janë brengosëse dhe neveritëse.“Akademia e Shkencave ka qenë më produktive në kohën e Miloshevicit se sa tash”, tha ai.Shkelzen Gashi, autori i këtij hulumtimi theksoi se asnjë projekt të rëndësishëm për vendin.

Me paga dhe me kushte më mirë se akademitë e vendeve të rajonit.“Shumica e librave të botuara nga Akademia javë vetëm ribotime. Krejt i kanë katër projekte të mëdha, dy iu kanë dështuar”, tha Gashi.

Ai shtoi se në bazë të hulumtimeve, kryetari saj, Nexhat Daci ka bëtë plagjiaturë.Gashi tha se pagat e larta prej 1300 deri 1500 euro dhe mos arsyetimi i tyre për punën e bërë në Akademi, është shqetësuese.

Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se të gjeturat për ASHAK janë mjaft shqetësuese, ku shqetësimi më i madh është mungesa e transparencës financiare.Albulena Balaj Halimaj, anëtare e Komisionit, tha se ndihet e turpëruar kur thuhet në Kuvendin e Kosovës, Akademia e Shkencës është me keq se në kohën apo sistemin e Miloshevicit.Kryetari i Komisinit, Ismajl Kurteshi tha se për këto shkelje të mundshme në Akademi, shumw shpejt do të ftohen drejtuesit e Akademisë për raportim në Parlament.