75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / MSH

Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati flet me shifra

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se nga ky muaj, lehonat e papunësuara që në vitin e parë do të përfitojnë nga qeveria shtesa nga 325.9 euro për 6 muaj rresht dhe shtesa për fëmijë nga 20 euro, për 12 muaj rresht.

“Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro” u shpreh Murati.

Propozimi i tij për këto shtesa gjeti miratim në mbledhjen e sotme të qeveris ënë detyrë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, lehonat e punësuara, përveç pagesës për 6 muaj me 70% të pagës, që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria edhe shtesa për lehona për 3 muaj, në vlerë prej 325.9 euro, pushim të lehonisë për 3 muaj me nga 319.5 euro, si dhe  shtesa për fëmijë për 12 muaj nga 20 euro.

Ky është njoftimi i plotë i Muratit:

Që nga ky muaj,

Lehonat e papunësuara që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria:

– Shtesa për lehona: 6 muaj x 325.9 = 1,955.4 euro

– Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro

Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro.

Lehonat e punësuara, përveç pagesës për 6 muaj me 70% të pagës, që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria edhe:

– Shtesa për lehona: 3 muaj x 325.9 = 977.7 euro

– Pushimi i lehonisë: 3 muaj x 319.5 euro = 958.5

– Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro

Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,176.2 euro.

Qeveria për familjet!