75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Paguajti për hamburger në një pishinë në Kosovë, i vjen “i thatë”

Në sezonin e verës edhe në vendin tonë hipin çmimet, veçmas në vende rekreative ku argëtohen qytetarët.

Një qytetar ka dërguar në adresën e Indeksonline një fotografi ku tregon se si në një nga pishinat në Kosovë ai ka porositur një hamburger, por që i ka ardhë thuajse krejtësisht i thatë.

Ai është shprehur tejet i pakënaqur dhe i irrituar nga ky shërbim dhe mashtrimi që po u bëhet atyre.

Ndryshe, vlera e këtij hamburgeri sipas menu-së është 2 euro./Indeksonline/