75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Paguhet për t’u bërë një nënë surrogate- pastaj detyrohet ta rris vet atë fëmijë

Në qershor të vitit të kaluar 33 gra shtatëna u arrestuan dhe u mbyllën në një vilë në kryeqyteitn kamboxhian, Phnom Penh. Të gjitha ishin nëna zëvendësuese që mbanin fëmijët për klientë.

Ato që prej asaj kohe janë liruar- por me kusht që ato të mbajnë për vete fëmijët. Dënimi është deri në 20 vjet burg.

Në të 20-at e saj të hershme Thida u martua me një djalë nga fshati jashtë Phnom Peng, ajo nuk donte të kishte fëmijë. Por nëse ajo fiton 10  mijë dollarë duke lindur fëmijën e një të huaji, gjithcka do të ndryshonte; duke u bërë një nënë zëvendësuese ajo do të kishte para të mjaftueshme për të filluar familjen e saj, transmeton Indeksonline.

Pra, kur një përfaqësues nga një agjenci zëvendësues vizitoi fshatin ajo vuri emrin e saj për t’u bërë një nënë sorrogte dhe u pranua.

“Nuk e dija se ishte e paligjshme, nuk do ta kisha bërë kurrë”, kishte thënë Thida.

Në fakt, në kohën kur veza e fekonduar nga një çift kinez u implmentua në barkun e saj, në fund të vitit 2017, kjo lloj shtatzënie tashmë ishte ndaluar për më shumë se një vit, por ndalimi kishte filluar të zbatohej vetëm ditë më parë.

Pasi mbeti shtatzënë në këtë mënyrë, Thida u dërgua në një vilë të mbushur me njerëz në rrethin e shtrenjtë të Russey Keo të kryeqytetit.  Atje ishin 32 nëna shtatzëna, që jetonin pesë në një dhomë. “Dhomat ishin aq të vogla sa nuk kishte hapësirë ​​për të ecur”, thotë ajo. Ata që kishin nevojë shumë shtatzëna ishte të ecnin lart e poshtë, por nuk kishte vend – dhe nuk u lejuan të dilnin jashtë.

Punonjësit e parë të agjencisë zëvendësuese u morën dhe u akuzuan për trafikim. Para një kohe të gjatë, nënat u akuzuan, përveç një gruaje tajlandeze, e cila u deportua.

Thida filloi të ndjejë kontraktimet vonë një natë në tetor dhe u dërgua në spital nga ambulanca të nesërmen në mëngjes. Kur fëmija lindi, Thida ishte e etur për të parë fytyrën e tij, kështu që mjeku e vuri në gjoks për pesë minuta para se ta merrte atë për t’u pastruar.

“Ai është fëmija im i parë, me të vërtetë e dua aq shumë,” thotë ajo. “U ndjeva keq që ai erdhi në botë derisa isha burgosur në spitalin e policisë për muaj të tërë”.

Vjehrra e Thidës, Sre-Oun i bënte vizita të rregullta asaj duke i dërguar pelena, fruta dhe qumshtë pluhur. Sipas saj, ato nuk ushqeheshin mirë sa të kishin gji.

Pastaj, tre ditë pas lindjes, prindërit kinezë të foshnjës erdhën. Thida kapi një shikim të gruas nga dritarja e spitalit. Babai i dha një roje spitalore një ryshfet prej $ 100 dhe hyri brenda me një përkthyes, për të takuar për së afërmi foshnjën e tij.

“Ai e mbajti foshnjën dhe qau. Iu ishte thyer zemra “, thotë Thida. “Unë me të vërtetë u ndjeva aq keq për të.”

Ai kaloi 20 minuta me djalin e tij, pastaj iku. Takimi ishte kaq i furishëm që Thida nuk kishte shkëmbyer numra telefoni me të.

Pastaj në dhjetor, Thida dhe djali u lejuan të shkonin në shtëpi.

Para largimit, Thidës dhe nënave të tjera u ishte thënë se duhet t’i rrisin fëmijët deri në 18 vjetorin e lindjes ose të përballen me 20 vjet burg. Është bërë e qartë se ata do të monitorohen vazhdimisht për të kontrolluar nëse ia kanë dhënë fëmijët prindërve të synuar.

Thida tani mendon për për të si për fëmijën e saj, edhe pse ajo e di se nuk ka lidhje gjenetike./Indeksonline/