75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 19 Maj 2025 / H F

“Paguje borxhin ti borxhli i keq”, punëtorët e “Pastrimit” protestojnë para komunës

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” protëstuan para Komunës së Prishtinës duke shprehur pakënaqësinë me mospagesat nga ana e Komunës së Prishtinës ndaj kësaj ndërmarrjeje.

“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë”, ishin disa nga pankartat që punëtorët mbanin në duar. Punëtori Ilaz Rexhepi u shpreh i revoltuar, duke thënë se ata kanë punuar pa pushim për ta mbajtur kryeqytetin të pastër, por nuk janë shpërblyer për punën e tyre.

“Deri sot kush e mbajti kryeqytetin. Shikoni lagjet. Po ai hajn të bëjë hajgare me ne. Ne punojmë 24 orë në ditë. Nuk kemi qenë të shpërblyer me asgjë. Jemi në gjendje me e kall. Jo me luajtë me fëmijët tanë”, tha Rexhepi.Ndërsa, punëtori tjetër, Adnan Sinani kërkoi që politika të mos përzihet në punën e tyre.

“Leni politikën. Nuk po më intereson se ku e kanë inatin, te drejtori apo te dikush tjetër. Ne si kemi punuar jemi duke punuar ende dhe do të punojmë. Le ta ndërpresin këtë politikë të fëlliqur”, tha ai.