21:47 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pajisja legjendare e Microsoft rikthehet në treg (Video)

Për herë të parë, Microsoft IntelliMouse pa dritën e ditës në vitin 1996 dhe shpejt hyri në legjendë si një ‘miush’ me cilësi të lartë, i cili në fund të viteve ’90-ta mund të gjendej në shumë tavolina pune, por edhe në duart e lojtarëve.

Versioni i fundit, IntelliMouse 3.0, u lansua në vitin 2003. Ai kishte një sensor optik të teknologjisë BlueTrack, i cili mundësoi atë të punonte edhe në xham.

Sot, 15 vjet që nga modeli i fundit, Microsoft ka prezantuar pasuesin e ‘miut’ të tij të kultit – Microsoft Classic IntelliMouse. Megjithëse duket i njëjtë në pamje, ai  mbart përmirësime të rëndësishme teknologjike.

Sensorët e tij tani e lexojnë pozicionin 1.000 herë në sekondë dhe kanë një rezolucion deri në 3.200 dpi, transmeton KosovaPress.

Microsoft Classic IntelliMouse vjen vetëm në versionin me kabllo, ndërsa kushton vetëm 40 dollarë.