10:12 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / k.v

Pajisja mjekësore e vjedhur në Shkup, gjendet në Prishtinë, policia arreston një person

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje hetuesit e stacionit policor Qendra, kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, e cila dyshohet të jetë e vjedhur, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Pas sekuestrimit të pajisjes (e cila arrin vlerën rreth 45.000 euro) dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj personit të dyshuar: D. Sh, mashkull 47 vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale.