75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Pajtesa” bëhet nënë për herë të parë, bën dedikimini emocional

Aktorja e njohur kosovare, Fiona Gllavica është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram ku ka postuar një fotografi të partnerit të saj, transmeton Indeksonline.

Aktorja e njohur më së miri me rolin “Pajtesa” ka treguar  se fëmija është djalë dhe e pagëzuan  me emrin Lekë.

Më poshtë postimi i saj emocional:

Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty.
Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu.
Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!
Lekë i vogli jonë mirë se erdhe!
Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…