17:30 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Pajtesa” feston një vjetorin e martesës, publikon fotot nga dita më e rëndësishme

Fiona Gllavica e ka kujtuar një ndër ditët më të veçanta për të.

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica nëpërmjet publikimit të një postimi në Instagram, ka treguar se sot është një ditë e veçantë për të.

Kjo për faktin se sot para një viti ajo dhe bashkëshorti i saj e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

“Dashnija jem e jetes Sot nje vit martese ”, ka shkruar Fiona pranë postimit.

Aktorja së fundmi është bërë nënë e një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Lekë.