17:45 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

“Pajtesën” e ka zbukuruar shtatzënia, e quan bekimi më i madhi

Fiona Gllavica është në pritje të fëmijës së parë.

Aktorja e njohur kosovare teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë, ka realizuar edhe një fotosesion të veçantë.

Fiona ka pozuar në një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe, duke treguar barkun e rrumbullakët që e mbante me duar.

Aktorja simpatike e serialit “Cka ka shpija” shkëlqeu në setin e ri fotografik ndërsa pranoj komente të shumta nga miqtë dhe adhuruesit.

“Bekimi më i madh” ka shkruar ajo sipër imazhit.

Kujtojmë që aktorja përkundër shtatzënisë është ende aktive në serial./Indeksonline/