Pajtim Kasami vazhdon kontratën me Sionin

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasani ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual, Sionin deri në fund të këtij stinori.
Është vet lojtari, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, shkruan IndeksOnline.
“Jam shumë i gëzuar që kam nënshkruar zgjatjen e kontratës sime deri në fund të sezonit. Jam gati për të ndihmuar ekipin për të arritur qëllimet e sezonit të mbetur”, ka shkruar Kasami./IndeksOnline/