75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Pak deputetë në sallë, Kuvendi shkon në pauzë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci njoftoi se do të ketë pauzë 10 minuta pasi një numër i madh i deputetëve mungonin në sallë.

Ajo tha se në seancat e radhës shpreson që deputetët të shkojnë në sallë me kohë, në mënyrë që të mos ketë vonesa.

“Po shkojmë 10 minuta në pazuë, deri sat ë vijnë deputetë, po shpresoj që në seanca të radhët të jenë të gjithë deputetët në sallë, 10 minuta pauzë para se të procedojmë tutje”, tha ajo./IndeksOnline/