75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / LB

Pak deputetë shqiptarë nga Prizreni, më shumë përfaqësues nga komunitetet jo shumicë

Sipas përqindjes së publikuar të rezultateve nga votat e kandidatëve për deputetë, Prizreni pritet të ketë një numër të vogël përfaqësuesish shqiptarë në kuvend.

Ndërkohë, gjysma e vendeve të rezervuara për komunitetet jo-shumicë do të jenë nga Prizreni, duke e bërë këtë qytet një nga më të përfaqësuarit për grupet pakicë.

Kështu bëri të ditur gazetari korrespondent nga Prizreni, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.