75 Mall Live Search
23:33 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / OSH

Pak ditë më parë hodhi bashkëjetuesen nga ballkoni, kush është i ndaluari që i vuri flakën komisariatti të Kamzës

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri i rënë në komisariatin e Kamzës. Nga zjarri humbi jetën Arben Mici , 26 vjeç, banues në Cerkezë.

Ndërkohë u asfiksuan i ndaluari Dilaver Idrizi 62 vjeç i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe Hajredin Boja punonjësi i policisë, jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra raporton se ishte Dilaver Idrizi i cili dyshohet se i ka vendosur flakën qelisë. Pak ditë më parë Dilaver Idrizi u arrestua pasi hodhi nga kati i tretë i banesës bashkëjetuesen e tij.