08:57 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pak ditë para lindjes, modelja e njohur e lumtur përkrah burrit

Modelja e njohur amerikane, Ashley Graham, ka shumë vjet që është aktive në fushën e modës, shkruan Indeksonline.

32- vjeçarja së fundmi po paraqitet vazhdimisht me barkun e rrumbullakosur, duke treguar se edhe pak ditë pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është e martuar nga viti 2010 me Justin Ervinin, me të cilin paraqitet mjaft e lumtur vazhdimisht.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet në pritje të ëmbël përkrah burrit të saj, që edhe pak ditë pritet të bëhen prindër.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ashley gjatë një emisioni televiziv tregoi se fëmija që po presin është djalë. /Indeksonline/