21:58 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pak ditë para se të bëhen prindër, Granit Xhaka i qëndron pranë gruas

Njëri nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar, Granit Xhaka i cili luan në ekipin anglez Arsenal, së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë, shkruan Indeksonline.

E për këtë fakt, Graniti duket mjaft i lumtur dhe vazhdimisht po i qëndron afër gruas së tij Leonitës, duke u paraqitur mjaft të lumtur së bashku.

Së fundmi gruaja e futbollistit, ka publikuar një fotografi të bukur ku shihet një përqafim I ngrohtë I çiftit të cilët po e presin fëmijën e parë.

Kujtojmë që Graniti ka paralajmëruar një ‘pauzë’ në angazhimet e tij në futboll gjatë muajit tetorë për shkak se dëshiron ti përkushtohet fëmijës që pritet të lind. /Indeksonline/