Pak ditë pas martesës, nusja e Bleros ndan pamje nga shtëpia ku po jetojnë (Foto)
Pak ditë pas kurorëzimit të dashurisë së tyre me martesë, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, Eronita, ka publikuar disa fotografi nga shtëpia ku tashmë po jeton me artistin, shkruan IndeksOnline.
Në imazhet e shpërndara së fundmi në rrjetet sociale, çifti shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur, duke reflektuar harmoninë dhe gëzimin e ditëve të para të jetës bashkëshortore.
Ndërkohë, sipas disa zërave, Eronita thuhet se është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë, megjithëse çifti ende nuk ka reaguar zyrtarisht për këto zëra.


