Pak ditë pas zgjedhjeve, Gjermania gati ta krijojë qeverinë e re

Pas vetëm gjashtë javësh nga zgjedhjet parlamentare, në Gjermani, është arritur marrëveshja përfundimtare për formimin e koalicionit të ri qeverisës. Partitë CDU/CSU dhe SPD kanë finalizuar bisedimet dhe kanë rënë dakord për bashkëqeverisje për katër vitet e ardhshme. Të dyja partitë kanë miratuar gjithashtu një program të përbashkët qeverisës për periudhën e ardhshme.
Sipas gazetarit të Deutsche Welle, Bahri Cani, “përfundimisht është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës në Gjermani. Pas një periudhe të gjatë bisedimesh, partitë janë dakorduar për ndarjen e posteve dhe hartimin e programit të ri qeveritar”.
“SPD-ja do të marrë dy poste kyç: Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa partitë e Unionit CDU/CSU do të mbajnë postin e kancelarit, të udhëhequr nga Friedrich Merz, si edhe Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme”, ka shtuar ai, transmeton IndeksOnline.
Statusi i tij i plotë: