21:57 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Pak ditë pasi u lirua nga burgu, gruaja e El-Chapos ua mësynë klubeve të natës

El Chapo mund të jetë në burg për pjesën tjetër të jetës së tij, por gruaja e tij është një grua e lirë pasi ka shërbyer vetëm dy vjet prapa grilave.

Emma Coronel u pa në Los Anxheles në mbrëmjen e së premtes, duke shkuar në një klub në Lynwood për pak muzikë live dhe argëtim me ekuipazhin e saj.

Emma po kënaqej, teksa po shoqërohej nga ‘bodyguard’ që përkujdeseshin për sigurinë e saj.

Dalja pason lirimin e Emmas nga paraburgimi të mërkurën.

 Ajo ishte transferuar nga një strukturë e Teksasit në një shtëpi në Long Beach.

Ajo u lirua nga burgu për t’u vendos në lirim të mbikëqyrur, në të cilin do të jetë për 4 vitet e ardhshme.