Pak ditë pasi u shkarkua, Filipe Luis gjen skuadrën e re… gati marrëveshja?!
Klubi brazilian, Cruzeiro ka nisur zyrtarisht bisedimet me trajnerin Filipe Luis për postin e trajnerit të skuadrës së parë, pasi situata në stol ka ndryshuar së fundmi.
Sipas raportimeve të “ESPN Brasil” dhe gazetarit Bruno Andrade, drejtuesit e klubit kontaktuan për herë të parë me Filipe Luisin të enjten e kaluar, shkruan Indeksonline
Në atë moment, trajneri kishte bërë të qartë se nuk do të hynte në negociata për sa kohë në detyrë ishte ende Tite.
🇧🇷 Cruzeiro, Tite’den boşalan teknik direktörlük görevine Filipe Luis’i getirmek istiyor. (Globo) pic.twitter.com/RpSyfPN7c2
— Spor Depor (@spordepormedya) March 16, 2026
Tashmë, me rrugën e hapur për një ndryshim në pankinë, Cruzeiro dhe Filipe Luis kanë nisur bisedimet konkrete. Ish-trajneri i Flamengo konsiderohet aktualisht prioriteti kryesor i drejtuesve për drejtimin e ekipit.
Përveç Filipe Luísit, klubi ka edhe dy alternativa të tjera në listën e kandidatëve: trajnerin portugez Artur Jorge dhe teknikun argjentinas Marcelo Gallardo./Indeksonline/

