75 Mall Live Search
20:34 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Pak gjilanas dolën për të festuar në sheshin e qytetit

Orët e fundit të 2019-tës ishin të qeta. Pak më të zhurmshëm, Gjilanin e gjejnë minutat e fundit të këtij viti.

Në fakt, gjëja e vetme që shënon kalimin nga 2019-ta në 2020 në këtë qytet janë këto pak fishekzjarre që ndriçojnë qiellin.

Qytetarët e paktë, që dolën në shesh për t’i parë ato, shfaqën dëshira të mëdha, e të premtuara tash e sa vjet nga politikanë.

Dikush që nuk ka problem me vizat, krejt çfarë dëshiron është të kthehet në vendlindje.