75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pak histori: Kur Vokrri luante kundër Anglisë

Kombëtarja e Anglisë arrin sot në Prishtinë, kurse nesër zhvillon ndeshjen përmbyllëse të kualifikimeve për Euro 2020, ku veçse e ka siguruar pjesëmarrjen.

Mirëpo, historia e përballjes së lojtarëve kosovarë me këtë kombëtare nuk fillon në këto kualifkifime.

Insporti shkruan se në vitin 1987, në kuadër të kualifikimeve për Euro 88, Jugosllavia kishte qene në grup me Anglinë, kurse në ndeshjen në Beograd, për këtë reprezentacion ishte paraqitur edhe Fadil Vokrri.

Legjenda e futbollit kosovar, pikërisht ndaj Anglisë zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për Jugosllavinë, madje duke humbur 1:4 ndaj Anglisë ku shkëlqenin John Barnes, Gary Lineker e Bryan Robson.

Vokrrin në këtë ndeshje e ruante legjenda e Arsenalit Tony Adams, ndaj të cilit sulmuesi i atëhershëm i Partizanit, nuk dha shfaqje për mbamendje.