Pak javë para lindjes, Megan Fox ndërpren komunikimin me ish-in

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk janë në marrëdhënie miqësore dhe kanë ndërprerë çdo komunikim edhe pse ajo është afër lindjes, ka mësuar TMZ nga burime të afërta.
Megan pritet të lindë në mars, por burimet pohojnë se marrëdhënia e tyre është aq e ftohtë sa nuk është e qartë se sa i përfshirë do të jetë MGK kur fëmija të lindë, transmeton Indeksonline.
Megan thuhet se ka përfunduar lidhjen plotësisht me MGK-në dhe të gjithë të afërmit e saj janë të lumtur për këtë dhe mendojnë se më në fund ajo e kuptoi situatën dhe vendosi ta largonte atë nga jeta.
Ndryshe, Fox dhe MGK, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, u ndanë gjatë fundjavës së Falenderimeve ndërsa qëndronin në Vail, Kolorado. Ndarja vjen vetëm dy javë pasi Fox njoftoi se ishte shtatzënë për herë të katërt./Indeksonline/
