75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 31 Tetor 2025 / Gj Sh

Pak kohë pasi u largua nga Gjilani, Ardian Nuhiu zyratrizohet te skuadra shqiptare

Disa javë pas largimit nga Gjilani, Ardian Nuhiu ka gjetur një skuad♪7r të re.

Ai sot është zyrtarizuar si trajner i skuadrës shqiptare, KF Tirana, shkruan IndeksOnline.

Klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë nuk ka dhënë detaje shtesë, por vetëm ka postuar një storym duke zyrtarizuar Ardian Nuhiun si trajner të ri.

Tirana njoftoi po ashtu falenderoi teknikun italian, Roberto Bordin dhe asistentin e tij, Marco Veronese, për kontributin e deritashëm.

Largimi i tyre vjen për shkak të rezultateve jo të mira, dhe humbjes së djeshme nga Elbasani, me rezultat 4-1./IndeksOnline/