75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Pak kohë pasi u shkarkua nga Milani, Fonseca afër të marrë drejtimin e kësaj skuadre

Duket se nuk do të mbesë i papunë edhe gjatë Paulo Fonseca.

Portugezi, i cili u shkarkua nga Milani në fund të vitit të kaluar pas rezultateve të dobëta, është afër të rikthehet në Francë, te skuadra e Lyonit.

Për Fonsecan, Lyon do të jetë skuadra e tij e dytë që menaxhon në Ligue 1, pasi në sezonin e kaluar ishte trajner i Lille ku kishte menaxhuar yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Lyon, po ashtu shkarkoi trajnerin e tyre Pierre Sage, pavarësisht se klubi gjendet në pozitën e 6-të.