21:43 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pak kosovarë u nisën për Shqipëri në ditën e Bajramit (Video)

Ishte festa e Bajramit, por pushim nuk pati për punonjësit e Doganës shqiptare.

Në vendkalimin kufitar të Vërmicës gjashtë sportele u vunë në funksion të martën paradite.

Kosovarët që morën pushim nga puna ia mësynë Shqipërisë për të kaluar festën atje.

Në orët e paradites udhëtarët nuk pritën shumë për të kaluar kufirin, pasi fluksi nuk ishte i madh.