75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / B O

Pak metra larg Edi Ramës, Kurti po zhvillon një takim tjetër në Qeveri

Në ora 16:00 ka filluar takimi i presidentes Osmani me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Vetëm pak metra larg këtij takimi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po zhvillon një takim zyrtar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kurti është në takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abott.

Kurti i kishte vënë kusht Edi Ramës për takim me të vetëm në rast se do mbahej mbledhja mes dy qeverive.

Pas pak, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca./Indeksonline/