15:06 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gropat ua vështirësojnë jetën banorëve, pak metra larg qendrës së Prishtinës

Banorët janë të shqetësuar për gropat e mëdha të krijuara në rrugën “Demir Vitia” (ish- Edmond Hoxha).

Qindra vetura e kamionë kalojnë gjatë ditës në këtë rrugë, që është e dëmtuar dhe thuajse e pakalueshme për shkak të gropave.

Ka dy vjet, që kjo rrugë është në këtë gjendje për shkak se kishte shpërthyer gypi kryesor i ujësjellësit te Kacallarët.

Banorët thonë se autoritet e Komunës së Prishtinës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për evitimin e këtyr egropave./Indeksonline/