75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 13 Maj 2025 / Gj. Sh

Pak minuta na ndajnë nga gjysëmfinalja e Eurovision-it, ja si të votoni për Shqipërinë

Shqipëria do të ngjitet në skenën madhështore të Eurovisionit dhe këtë vit përfaqësohet nga Shkodra Elektronike, që do të performojë sonte në natën e parë të gjysmëfinales.

 Tifozët shqiptarë dhe mbështetësit nga e gjithë bota janë të ftuar të japin votën e tyre dhe ta çojnë Shqipërinë në finalen e madhe.

Si të votoni?
Nëse ndodheni në një nga shtetet e mëposhtme, mund të votoni për Shqipërinë përmes telefonatës apo mesazhit SMS. Në fund të gjysmëfinales, gjatë hapjes së votimit, përdorni numrat më poshtë:

Nëse jeni jashtë vendeve të listuara, përdorni votimin online në platformën zyrtare:

Me një performancë elektrizuese dhe stil unik, Shkodra Elektronike pritet të sjell një përfaqësim modern, të fuqishëm dhe plot identitet. Mbështetja juaj mund të bëjë diferencën!/