75 Mall Live Search
13:43 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Burim

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të protestës në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

“O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, ka qenë brohoritja e vazhdueshme e protestuesve që janë mbledhur.

Në pamjet e publikuara, shihet pjesëmarrje e madhe e shqiptarëve në protestën e organizuar në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë.