Pak minuta para seancës, flet vajza e Hysni Gucatit

Vajza e ish kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, pak minuta para se të filloj seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tij, është shprehur pozitive.
Vajza e Gucatit tha që pret se Gjykata do ta liroj Gucatin, shkruan IndeksOnline.
““Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv”, ka thënë ajo./IndeksOnline/