Pak muaj më parë ndërroi jetë bashkëshortja e tij, 61-vjeçari nga Maliqi i jep fund jetës në banesë
Një 61-vjeçar raportohet t’i ketë dhënë fund jetës.
Ngjarja pak minuta më parë në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 61-vjeçari ka qëlluar veten me çifte. Viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja dhe jetonte me të ëmën, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit.
61-vjeçarin e ka gjetur të pajetë nëna e tij, raporton korrespondentja e Top Channel-it, Dhorjela Çule.
Sakaq, policia në vendngjarje.

