Pak muaj pas lidhjes së tyre, Kylie Jenner po mendon të ketë një fëmijë me Timothee Chalamet?

Kylie Jenner po mendon të bëhet sërish nënë, ndërsa romanca e saj me aktorin Timothee Chalamet po zyrtarizohet më tej.
Thuhet se Kylie është e sigurt se ky është “burri me të cilin dëshiron të jetë” dhe “mund ta shohë veten duke pasur fëmijë me të”.
“Kylie mendon se ata kanë atë që duhet për të qenë çifti më i suksesshëm i Hollivudit i gjeneratës së tyre dhe një fëmijë do t’i ndihmonte vërtet me këtë,” shtoi burimi i brendshëm për revistën “Heat”.