75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

Pak muaj pas lindjes, Genta Ismajli në top formë

Në muajin janar këngëtarja kosovare Genta Ismajli dhe bashkëshorti i saj Huseyin Usta janë bërë prindër për herë të parë.

Ata sollën në jetë një vajzë dhe një djalë të cilët i pagëzuan me emrat Icon dhe Blue Ivy, shkruan Indeksonline.

Ndjesinë e të qenurit nënë, këngëtarja po e përjeton ashtu siç është më së miri.

Në llogarinë e saj në Instagram ndau një imazh të ëmbël ku mban në duar të dy fëmijët.

Në mbishkrim ka vendosur një zemër të kaltër dhe një të kuqe për binjakët e saj.

Përveç binjakëve, edhe këngëtarja mori vëmendje me linjat trupore, ku duket në top formë pak muaj pas lindjes./Indeksonline/