19:19 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Pak muaj pas ndarjes, Bora Zemani ‘çmend’ përsëri rrjetin! Ka zgjedhur emrin për vajzën e saj të ardhshme

Bora Zemani është nënë e një djali dhe hyn në grupin e nënave beqare më seksi shqiptare.

Arbori erdhi në jetë nga lidhja e prezantueses me Vin Velin ndërsa bukuroshja ka përjetuar edhe një ndarje aspak miqësore me aktorin e humorit Donald Veshaj.

E pyetur për jetën sentimentale dhe të ardhmen ajo ka thënë se momentalisht ajo dhe Arbori, djali i saj, janë shumë mirë së bashku.

Por në një të ardhme nëse Bora do të bëhet nënë e një vajza ajo ka gjetur emrin e saj që tani.

Mesa duket e apasionuar pas filmit të animuar ‘Mbreti Luan’ moderatorja e pëlqen shumë emrin e personazhit Nala, luaneshës së vogël

“Nëse një ditë do të kem një vajzë ajo do ta ketë emrin Nala”; ka shkruar Bora në një story me foton e personazhit të filmit të dashur për fëmijë.