10:39 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pak njerëz në orën policore në Prishtinë, qentë “pushtojnë” sheshin

Të shpeshta janë rastet kur raportohen sulmet nga qentë endacakë.

Prania e tyre është vërejtur edhe mbrëmë vonë në sheshet e kryeqytetit.

Në një video të publikuar së fundi shihet numër i madh i qenve endacakë të cilët po vraponin shesheve, e që sigurisht mund të jenë mjaft të rrezikshëm për secilin qytetar, shkruan Indeksonline.

Siç duket askush nuk po merren me këtë çështje, duke e lënë kështu të hapur mundësinë e rrezikut të kafshimit të ndokujt që do të mund të kalonte në këtë anë./Indeksonline/