15:21 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Pak orë para derbit me Liverpulin, lëndohet ylli i Arsenalit

Arsenali do të luaj sot kundër Liverpulit, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Por ”Topçinjët” kanë marrë një lajm të keq pak ora para fillimit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus do të humbas derbin ndaj Liverpulit, për shkak të lëndimit në gju.

Sipas ”The Arhletic”, bëhet fjalë për një lëndim të lehtë dhe Gabriel pritet të rikthehet shumë shpejtë në fushë./IndeksOnline/