75 Mall Live Search
16:09 / E Diele, 04 Shtator 2022 / C E

​Pak orë para ndeshjes Prishtina-Ballkani, ky është akordi i arritur mes Arsim Kabashit dhe Remzi Ejupit

E gjithë vëmendja e futbolldashësve të Kosovës të dielën (sonte) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Prishtina e sfidon kampionin në fuqi Ballkanin nga ora 20:00 në kuadër të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”

Një nga transferet e Prishtinës në këtë verë ishte edhe mesfushori Kushtrim Gashi i transferuar nga Ballkani. Në transferimin e Gashit nga Ballkani te Prishtina ishte e përfshirë një klauzolë që ai mos të aktivizohet për Prishtinën ndaj Ballkanit.

Gjithsesi, me marrëveshje mirëkuptimi në mes Remzi Ejupit dhe presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i është mundësuar Gashit që të mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit.

Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti pak orë para zhvillimit të ndeshjes.