Pak orë para ndeshjes, Sylvinho i dërgon në tribuna katër futbollistë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka larguar katër futbollistë nga lista fillestare me Serbinë.
Rregullat e UEFA-s lejojnë 23-futbollistë në ndeshje, derisa te kuqezinjtë janë grumbulluar për ndeshjet e qershorit, 27 futbollistë, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ”Panorama’ Sport”, Sylvinho i ka dërguar në tribuna Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026./IndesksOnline/