Pak orë para ndeshjes vendimtare, Arsim Kabashi nderohet me një çmim: Është më i veçanti që kam

Presidenti i Ballkanit, biznesmeni i njohur kosovar, Arsim Kabashi është nderuar me çmimin “Ukë Bytyqi” në Suharekë. Ka qenë kryetari i komunës, Bali Muharremaj ai që i ka ndarë këtë çmim për udhëheqje dhe punë të mirë.
Kabashi e ka pranuar këtë çmim pak orë para ndeshjes vendimtare Ballkani-Slavia Praga, ndërsa e ka vlerësuar si çmimin më të veçantë që ka marrë ndonjëherë.

“Të gjitha angazhimet biznesore dhe aktivitetet familjare marrin kuptimin e plotë, kur angazhimi jonë vlerësohet në veprën dhe kujtimin e personave të cilët kanë dhënë shumë për ndërtimin e shtetit tonë, siç ishte Z.Ukë Bytyqi.
Momente të këtilla, kur marrim vlerësime në data dhe ngjarje si kjo, vetëm na japin forcë dhe kurajo të vazhdojmë edhe më shumë të kontribuojmë për vendin tonë.
Çmimi i Ukë Bytyqit, për mua do të jetë më i veçanti, për hirë të respektit dhe veprës së tij për vendin dhe kombin tonë🙏
Falenderim përzemërsisht për familjen Bytyqi si dhe asambleistët në komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe çmim kaq të lartë” shkruan Kabashi në njoftim./Indeksonline/