75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / MSH

Pak orë para zgjedhjeve, Sali Berisha akuzon Edi Ramën për një “bllokim” të mundshëm

Nesër në Shqipëri votohet, e kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e akuzoi Ramën se është duke e bllokuar qarkullimin në Lumin e Vlorës dhe në Himarë.

Kjo, sipas Berishës, është “dhunim i Kushtetutës” nga ana e Edi Ramës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Bllokimi i qarkullimit në orët e votimit në Lumin e  Vlorës dhe Himarë, akt i mirëfilltë antikushtetues.

Edi Rama në dhunim të Kushtetutës në përputhje me moton e tij “mos dilni të votoni”, dhe nga frika e madhe e votës ndëshkuese të banorëve të Himarës dhe Lumit të Vlorës, ka urdhëruar  bllokimin e rrugëve, de facto të procesit të votimit në Lumin e Vlorës dhe Himarë lidhur kjo me “Giro D’Italia”.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt antikushtetues të Edi Ramës, i kërkoj KQZ me urgjencë të ndërhyjë për anullimin e tij.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktor mirembrema, na lajmeroj policia ne kzaz e himares qe neser per disa ore pjesa me e madhe e rrugeve ne lumin e Vlore dhe ne Himare do te jete e bllokuar per shkak te Giro di Italia. Per shkak te pozites gjeogafike njerzit shkojne te votojne me makina sepse jane distanca te medha dhe eshte e pamundur votimi me kembe. Pezullimi per disa eshte cenim shume i madh se duan ta bllokojne nga ora 12-16 jane shume ore dhe eshte cemim i rende i kushtetutes dhe ska llogjike qe per shoë te cenohet e drejta me e rendesishme e votes. Vetem Ju mund te reagoni per kete skandal kushtëtues dhe shoë rilindas i bere me qellim qe njerzit mos te votojne. Ne ps e himares si kurre me pare sot kane qene ne krize per komisioner. Ne qofte se duhet une si kryetar kzaz mund te bej nje shkrese. Suksese dhe fitore per neser. Gjithe te mirat dhe nate te mbare Marini